Ҫfarë pritet nga takimi i 7 shtatorit në Bruksel?

Mos i humb

Kryeministri Rama inspekton masat në tregje, thirrje të moshuarve të qëndrojnë në shtëpi

Kryeministri Edi Rama ka vizituar gjatë ditës së mërkurë disa tregje të vegjël në Tiranë për të parë nga afër zbatimin e...

Si do të lëvizin këmbësorët në zonat urbane, nga data 30 mars? Policia jep sqarime

Në zbatim të masave kufizuese të shpallura për parandalimin e përhapjes së COVID-19, gjatë periudhës së kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në...

COVID-19/ PD akuzon qeverinë për mungesë transparence: Çfarë do të bëhet me 35 mijë biznese dhe mbi 70 mijë të papunë të përjashtuar nga...

Partia Demokratike akuzon qeverisë për mungesë transparence sa i takon ndihmave sociale dhe ato ndaj biznesit. Në një dalje publike para mediave,...

CoVid-19/ Rritet numri! 197 të prekur, 10 viktima në vend

Numri i të prekurve me CoVid-19 në vendin tonë ka shkuar në 197. 11 raste të reja janë regjistruar...

Analisti politik, Belul Beqaj, ka thënë se nga takimi, i cili do të mbahet me 7 shtator në Bruksel, mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk pret ndonjë zgjidhje konkrete ashtu siç po e presin ndërkombëtarët.

“Nisur nga fakti që këto biseda kanë qenë jo transparente dhe fakti tjetër se kemi një diskrepancë të madhe në mes atyre që kanë negociuar, po shihet që kanë qenë negociata të fshehura edhe të Aleksandar Vuçiqit, edhe të Hashim Thaçit”, ka thënë Beqaj.

“Fakti se kemi dallime të mëdha në mes negociatorëve dhe popullit apo shoqërisë civile dhe opozitës në Kosovë, por edhe në Serbi, veçmas Kisha Ortodokse, flet për një epilog të mundshëm, që do të thotë se këta do të dalin gjoja se para atyre të cilët i kanë konsideruar se mund ta zgjidhin problemin, si njerëz të cilët kanë bërë përpjekje maksimale për ta zgjidhur problemin”.

“Por, duke nisur nga fakti se nuk do ta kenë mbështetjen maksimale në kuadër të shteteve të veta, unë nuk mendoj se do të kemi ndonjë zgjidhje si po presin ndërkombëtarët, të cilët në këtë pikëpamje kanë bërë edhe një gabim fatal, për faktin se i kanë dhënë përparësi zgjidhjeve territoriale, të cilat kanë qenë shkak pse Ballkani trajtohet si fuqi baruti e nuk kanë bërë kërkesa për ndryshimin e politik bërësve, pra atyre negociatorëve, të cilët kanë dhënë premtime pa mbulesa”, thotë Beqaj.

Sipas Beqajt, do të shkaktohen trazira në Kosovë dhe Serbi si pasojë e vendimit që do të merret, pasi që asnjëra palë nuk do të përfundojë e kënaqur.

“Unë nuk pres që do të ndodhë diçka pozitive, por mund, si pasojë e kësaj situate, të shkaktohen trazira në Kosovë dhe Serbi”, ka thënë Beqaj.

Beqaj vlerëson se në 7 vjetët e dialogut kanë qenë vite të humbura, pasi që dialogu nisi për të zhvilluar bisedime në lidhje me çështjet teknike dhe po përfundon me kërkesa territoriale e etnike.

“Fakti se është zhvilluar dialogu rreth 7 vjet për gjoja se çështje teknike dhe i njëjti dialog ka pretendime që të përfundojë me kërkesa territoriale etnike, tregon se në pyetje kanë qenë 7 vjet të humbura”.

“Argumentet plotësuese i japin edhe pala shqiptare dhe serbe, pala shqiptare me faktin se si e ka trajtuar Gjuriqin, i cili ishte një nga negociatorët me atë skandalin medial, ndërsa pala serbe me faktin se si i ka frikësuar ish-anëtarët e FSK-së, duke u thënë se do dënohen me burg nëse do të mbesin në FSK”, shton Beqaj.

Beqaj thotë se qëllimet e negociatorëve të të dyjave vendeve, nuk ka qenë e sinqertë dhe shkëmbimi i territoreve apo korrigjimit të kufirit në mes dy vendeve, nuk është zgjidhja adekuate, pasi që dy popujt kanë humbur besimin tashmë tek kryesuesit e politik bërjes.

Sipas tij, zgjidhja e problemit bëhet vetëm me ndërrimin e dy pushteteve në Kosovë dhe Serbi.

“Pra, qëllimet e dy palëve nuk kanë qenë të sinqerta dhe po shihet me faktin se tash po flitet me pretekstin e eufemizmit për korrigjimin e kufijve për shkëmbim të territoreve dhe në pyetje nuk është nevoja që të bëhet as shkëmbimi i territoreve, as korrigjimi i territoreve për faktin se humbja e besimit të serbeve në Kosovë nuk ka qenë për shkak të territorit, as humbja e besimit të shqiptarëve në Preshevës, Bujanoc dhe Medvegje nuk ka qenë për shkak të territorit, por ka qenë për shkak të politik bërjes në Serbi dhe në Kosovë”.

Pra, definitivisht nuk duhet të flitet për korrigjim apo shkëmbim të territoreve, por duhet më në fund të thuhet qartë, pa ekuivokë se burim i zgjidhjes së problemit është ndërrimi i pushteteve në Kosovë dhe Serbi”, tha Beqaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Hollandë, mbi 1 mijë të vdekur nga COVID-19

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Holandë është rritur 1.039, pasi në 24 orët e fundit jetën kanë...

Ndërpritet transporti publik në tërë Kosovën

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim që të ndërprenë transportin...

Spitali turk operon në Gaza për frenimin e COVID-19

Spitali i Miqësisë Palestinë-Turqi në Gaza do të fillojë operacionet si pjesë e përpjekjeve për të frenuar koronavirusin e ri (COVID-19), tha...

Vetëvendosje dërgon Thaçin në Kushtetuese

Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me interpretimin e deklaratës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për thirrje për moszbatim...

Iran, shtyhen deri më 8 prill masat kufizuese

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, njoftoi se masat kufizuese për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në vend do të vazhdojnë deri...