​​Nesër fillojnë patrullimet e përbashkëta mes Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë

Mos i humb

Prej të dielës, më 1 korrik 2018, Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të fillojnë patrullimet e përbashkëta për sezonin e sivjetshëm veror.

Kjo u bë e njohur përmes një njoftimi për media të PK-së ku ndër të tjerash tregohet se turni i parë i zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, gjegjësisht të Njësive Rajonale të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR) dhe Njësisë për Kontroll të Autostradave (NJKA), do të udhëtojnë për në Republikën e Shqipërisë për të filluar patrullimet e përbashkëta.

“Fillimit të patrullimeve të përbashkëta do ti paraprijë takimi i cili do të mbahet në ora 10:00 në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmice, nga ku pastaj së bashku me autoritetet e Policisë së Shtetit Shqiptar zyrtarët policor do të vazhdojnë për në Republikën e Shqipërisë, për detyrën konkrete sipas memorandum bashkëpunimit”, thuhet në njoftimin për media./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit