​Osmani: Demokracia po rrezikohet nga qeveritë e pakicës duke shpërfillur vullnetin qytetarë

Mos i humb

I bënë atentat në plazhin afër Romës, vdes pas 4 ditësh në spital shqiptari Selavdi Shehaj

38-vjeçari shqiptar, Selavdi Shehaj nuk ia ka dalë të mbijetojë 4 ditë pas atentatit në plazhin e Torvaianica, afër Romës.

Francë, hetime ndaj gazetave që publikuan përmbajtjen e bisedës Putin-Macron

Në Francë kanë filluar hetime ndaj gazetave që publikuan përmbajtjen e bisedës telefonike mes presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe presidentit francez,...

OKB dërgon 26 maune me ndihma në Idlib

OKB-ja sot ka dërguar gjithsej 26 maune me ndihma humanitare për njerëzit në nevojë në qytetin Idlib të Sirisë veriperëndimore.

Listat dhe koalicionet çështja “e nxehtë” që ndan palët, çfarë parashikohet të ndodhë sot në mbledhjen e Këshillit Politik

Këshilli Politik do të mblidhet sot në orën 12:00, pas kërkesës së opozitës së Bashkuar një ditë më parë.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se demokracia po rrezikohet nga manipulimi i vullnetit të shumicës qytetare. Të tillë ajo e ka konsideruar edhe zgjedhjen e qeverisë së pakicës të qeverisë Hoti.

Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë përmes një adresimi për qytetarët, kryeparlamentarja Osmani theksoi se duke mbrojtur vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë mbrohet demokracia në Kosovë.

Demokracitë sot rrezikojnë të zhbëhet nga përfaqësimi i pakicës ose nga shpërfillja e vullnetit të shumicës qytetare. Në shumë vende të botës përfaqësues të caktuar politikë kanë arritur të manipulojnë demokracinë duke manipuluar kështu vullnetin e shumicës qytetare. Rreziku shtohet kur ky manipulim bëhet edhe përmes devijimit të ligjeve për të arritur qëllime të caktuara politike. E tillë është zgjedhja e qeverive të pakicës e cila shpërfill vullnetin e shprehur qartë nga qytetarët. Një skenar që fatkeqësisht është mirënjohur edhe në vendin tonë…duke mbrojtur vullnetin tonë të qartë të shprehur me votë ne e mbrojmë demokracinë që e ndërtuam me shumë mund dhe sakrificë”, tha ajo.

Osmani iu ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë më aktiv në jetën shoqërore, pasi sipas saj aktivizimi i tyre është parakusht për mbijetesën dhe konsolidimin e demokracisë.

Pjesëmarrja jonë aktive në jetën shoqërore, aktivizimi qytetarë janë parakusht për mbijetesën por edhe konsolidim të demokracisë në çdo kohë dhe vend. Demokracia të nderuar qytetarë ka kuptim atëherë kur dëgjohet zëri juaj, ajo e humb kuptimin kur zëri dhe vullneti juaj i qartë devijohet apo shkelet”, tha ajo

Si kërcenim serioz për demokracinë, kryeparlamentarja e sheh edhe pandeminë Covid-19.

Sot në veçanti kërcenim serioz për demokracinë po përbën edhe vet pandemia e korona virusit. Nëse nuk mobilizohemi tani edhe nuk i kushtojmë vëmendje parandalimit të disa tendencave shumë shpejt mund të bëhet vonë. Nëse nuk jemi të kujdesshëm tash viktima më e madhe e kësaj pandemia mund të jetë demokracia”, tha ajo.

Përveç këtij adresimi të Osmanit në Ditën e Demokracisë gjatë ditës pritet të ketë edhe aktivitete tjera.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Si të pastrojmë këpucët e bardha, 8 mënyra të thjeshta me produkte shtëpiake

Këpucët e bardha janë pjesë e garderobë së të gjithëve pothuajse. Fatkeqësisht, meqenëse ato bëhen...

“EBA i ka bërë kërkesë zyrtare SHBA-së për avionët luftarakë F-35”

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) të cilat pak kohë më parë nënshkruan marrëveshjen e "normalizimit" me Izraelin, thuhet se i kanë bërë...

COVID-19, rritje rekord e infeksioneve të reja në Europën Qendrore

Sllovakia ka thyer rekordin e saj për rritjen ditore në numrin e rasteve të COVID-19 për të katërtën ditë radhazi, duke raportuar...

Katari refuzon presidencën e radhës në Ligën Arabe

Katari ka refuzuar të marrë presidencën e radhës në Ligën Arabe nga e cila u tërhoq Palestina. Sipas rregullores...

Virusi i ri ‘Alien’ mund të vjedhë kredencialet nga 226 aplikacione duke përfshirë Facebook, Gmail, Snapchat

Një ekip i studiuesve të sigurisë IT nga ThreatFabric kanë zbuluar një lloj të ri malware Android që vjen me një gamë...