​Mësuesit dhe nxënësit me udhëzues antikorrupsion

Mos i humb

Që nga sot mësuesit dhe nxënësit e klasave të gjashta në lëndët histori, edukatë qytetare dhe gjuhë, përveç librave bazë, do të kenë udhëzuesit antikorrupsion të përgatitura nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.
Udhëzuesit antikorrupsion përmbajnë këshilla për të integruar temat antikorrupsion në tri lëndët e përzgjedhura dhe materiali do të përdoret së bashku me librat e lëndëve të përzgjedhura.

Menaxheri i këtij projekti nga UNDP, Albert Avdiu, bëri të ditur se zbatimi i këtij aktiviteti bazohet në gjetjet dhe rekomandimet kryesore të vlerësimit të rreziqeve të korrupsionit në sektorin e arsimit të vitit 2015.

Zëvendësministri i Arsimit, Arbër Geci, tha se MASHT është i përkushtuar për të punuar në drejtim të përgatitjes së materialeve të ngjashme të cilat bëjnë përgatitjen e nxënësve, apo orientojnë nxënësit dhe i mbushin ata me njohuri për fenomenet korruptive.

Ai tha se efektet që mund të japin udhëzuesit të cilët janë përgatitur nga mësimdhënësit dhe UNDP janë efekte që përgatisin nxënësit dhe parandalojnë korrupsionin.

Eksperti lokal, Bujar Gallopeni, bëri të ditur se temat kundër korrupsion është propozuar të zhvillohen si qasje modulare, shkruan kosovapress. Sipas tij, nuk është zgjedhur të mbahen lëndë zgjedhore për shkak se këto lëndë shpesh herë nuk mbahen.

Hartimi dhe publikimi i udhëzuesve është zbatuar nga projekti SAEK II, UNDP, Zyra në Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, falë mbështetjes së Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë, si dhe DANIDA-s, Qeverisë së Danimarkës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit