​Përurohet memoriali “Shqiponja” në Podujevë

Mos i humb

Në 20 vjetorin e çlirimit të komunës së Podujevës është përuruar memoriali “Shqiponja”, që është vendosur pak kilometra larg pikës kufitare me Serbinë.

Ideja për vendosjen e këtij memoriali ka qenë e Florent Hasanit,  i cili është edhe asamblist në Komunën e Podujevës nga radhët e Vetëvendosjes, ndërsa investitori është Muhamet Hasani.

Në përurimin e këtij memoriali ka marrë pjesë edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit Rrustem Mustafa, i cili tha se nuk ka ndjesi më të mirë sesa kur nën intonimin e himnit kombëtar me të cilin e kanë përfunduar luftën e UÇK-së të gjenden para monumentit të “Shqiponjës”.

“Në fund shekullin e kaluar Zoti dhuroi për shqiptarët tri shkronjat e arta, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.Të gjithë të mbledhur tok rreth saj, kush me armë e kush me ndihmë, ne nuk lejuam ndarjen në atë kohë, nuk lejojmë as sot në rrugëtimin tonë për liri. UÇK në fundshekull ka hapur rrugën për jetë, për liri më të mirë, ka pru rreth vetës aleat më të qytetëruar të botës mbarë përtej bashkimit kombëtar, gjithë bota mbarë u vu në shërbim të kauzës sonë, të lirisë sonë të shqiptarëve. Po jetojmë në dekadën e parë të shekullit 21, shekulli 21 dekada e parë do të jetë fundi i armiqësive të shqiptarëve me shtete në rajon dhe të përkrahur edhe bashkërisht me NATO-në, ShBA-të dhe shtetet miqësore ne do të ndërtojmë një strategji të re e cila do të ndërtojë miqësi me të gjitha shtetet përreth. Kjo shqiponjë që sot do ta zbulojmë do të fluturojë e lirë, do të rrugëtojë e lirë bashkë me ne”,

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit