1-vjeçari në mesin e të infektuarve me koronavirus në Malishevë

Mos i humb

Një fëmijë i moshës një vjeçare është në mesin e të infektuarve me koronavirus në Malishevë.

IKSHPK mbrëmë ka njoftuar edhe për 20 raste të reja më koronavirus, ku 17 prej tyre ishin nga komuna e Malishevës e në mesin e tyre është edhe një fëmijë një vjeçar.

Kështu ka thënë për lajmi.net, kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj

Begaj po ashtu ka thënë se gjendja shëndetësore e të infektuarve është stabile.

“Po në mesin e të infektuarve me Covid-19 në Malishevë është edhe një fëmije 1-vjeçar. Gjendja shëndetësore e të infektuarve sipas informatave që i kemi është stabile”, ka thënë Begaj .

Aktualisht, në këtë komunë janë të konfirmuara 61 raste të prekura me koronavirus.

Ndërkohë, në vendin tonë janë gjithsej 165 raste, 3 të vdekur dhe 24 të shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit