10 gjëra të mrekullueshme që përfiton ai njeri që jep lemoshë!

Mos i humb

Dijetari i njohur Ebu El Lejth Es Semerkendij (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

U këshilloj të jepni lëmoshë, sadopak qoftë ajo, sepse prej sadakës përfitohen dhjetë gjëra të mira; pesë prej tyre në këtë botë, dhe pesë të tjera mbesin për boten tjeter.

Prej gjërave që fitohen në këtë botë:

1.Pastrim i pasurisë.
Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
“ Padyshim, në tregti (shpeshherë) është prezent gënjeshtra, betimi rrejshëm dhe fjalët e kota, ndaj e kombinoni këtë tregti me sadaka (duke thënë sadaka)”.

2.Pastrim i trupit nga mëkatet.
Allahu i madhëruar thotë:
“Merr nga pasuria e tyre lëmoshë me të cilën t’i pastrosh ata dhe ua shton (veprat e mira dhe pasurinë)!”.
Et Tevbe 103.

3.Mbron nga fatkeqësitë dhe sëmundjet, si dhe i largon ato.
Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“ Shërojini të sëmurit tuaj me sadaka(duke dhënë sadaka në emër të tyre)”.

4.Mbjell gëzim tek varfërit, dhe siç dihet nga veprat më të mira të njeriut është të gëzojë një besimtar.

5.Jep bereqet në pasuri dhe i shton të mirat. Allahu në Kuran thotë:
“Ai ua zëvendëson atë që ju e jepni. Ai është Dhuruesi më i mirë.”
Sebe 39

Prej gjërave që përfitohen në Ahiret (boten tjeter):

1.Sadakaja është hije mbrojtëse nga vapa përvëluese në Ditën e Gjykimit.

2.Lehtësim gjatë llogarisë.

3.E mbush peshoren e të mirave.

4.Lehtësim në kalimin e urës së Siratit.

5.Ngritje të shkallëve në Xhennet.

Përktheu: U. Murati

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit