10 janari i Lidhjes së Kombeve dhe 2019- ta e OKB-së

Mos i humb

Shkruan: Abdullah Klinaku

Gabimet e Lidhjes së Kombeve e sollën luftën e II-të botërore. Ashtu siç mund të sjellin luftëra të mëdha edhe gabimet në funksionalitetin e OKB-së.

Lidhja e Kombeve, ishte aq jo përfillëse ndaj kërkesave të kombeve që e donin lirinë sa që vetëm pas një viti përpjekjesh diplomatike, politike e ekonomike e pranoi Shqipërinë si shtet në kufijtë e vitit 1913, megjithëse prapë bëri disa favore në dobi të sllavëve dhe grekëve.

OKB, po ashtu vazhdon ti bëjë gabimet e Lidhjes së Kombeve, duke lënë në gjendje të lufte e pa drejtësie kombet e ndryshme. OKB, nuk ka arritur të ndal luftën në Kosovë dhe as ti rikuperoi gabimet e pas luftës. Madje akoma  nuk respekton vullnetin e një populli, si populli ynë, për të ju bashkuar familjes së Kombeve. OKB nuk ka qenë e drejt karshi të drejtës së shqiptarë për vetëvendosje.

Lidhja e Kombeve ishte organizatë ndërkombëtare, por arritja e qëllimeve që kishte vu për paqen dhe drejtësinë ishte vetëm një shpresë e rreme për popujt e shtypur.

Lidhja e Kombeve, u shua kur shtetet nisin të dalin nga ajo, dhe të provojnë ti realizojnë synimet e tyre me anë të luftës.

Ashtu si OKB e cila nuk ka arritur ti parandaloi luftërat në ish-Jugosllavi në përgjithësi e në BiH në veçanti. OKB nuk është duke arritur të vej paqe, drejtësi e mirëqenie në Irak, Afganistan, Siri, Palestinë,  Burma, Maynmar e shumë vende të tjera.

Me datën 10 janar të vitit 1920, si rezultat i marrëveshjes së Konferencës së Paqes, e cila ndërpreu luftën e I-rë botërore formohet Lidhja e Kombeve në Gjenevë të Zvicrës. Presidenti amerikan Uillson ideoi formimin e saj cili parashikonte që Lidhja të kishte mandat të dyfishtë, të vendoste paqen dhe të korrigjonte pa rregullsitë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit