1000 persona demonstrojnë kundër shkurtimeve në arsim

Mos i humb

Rreth 1000 persona kryesisht të rinj e të reja, kanë demonstruar sot në Bernë mospajtimin e tyre me veprimet e qeverisë federale që çojnë drejt shkurtimeve buxhetore në fushë të arsimit.

Me këtë manifestim protestues është kurorëzuar Java e aksionit në favor të arsimit, gjatë së cilës, aksione të ngjashme ishin zhvilluar në qytetet: Bernë, Bazel, Lozanë, Lucern dhe Cyrih.

Federata “Aktion Bildung – Action Education” konstaton se mania e kursimeve që ka kapluar organet federale dhe ato kantonale të arsimit, është duke i groposur bazat e arsimit, edukimit në Zvicër.

Studentët, nxënësit, hulumtuesit shkencorë dhe nëpunësit janë ngopur tashmë me taksat e larta të studimeve, me shkurtimet në arsim dhe uljen e pagave të mësimdhënësve.

Sipas federatës në fjalë dhe demonstruesve, ato që nevojiten janë institucionet e hapura dhe demokratike arsimore. Arsimimi duhet të jetë i qasshëm pa barriera, është thënë nga demonstruesit sot në Bernë./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit