13 mijë metra në një lartësi mbi tokë, lind një fëmijë i shëndoshë si molla!!

Mos i humb

Përgjatë fluturimit të aeroplanit të kompanisë turke, “Turkish” i cili ishte nisur prej Kongos për në Stamboll, sot në ora 05:25 minuta të mëngjesit në qiell lind një fëmijë i shëndosh si molla.

Sipas burimeve të Turkish Airlines që i transmeton CNN Turk, në kohën kur aeroplani po fluturonte 13 mijë metra mbi tokë, nëna e quajtur Musuamba Michoukyembe me nacionalitet të Kongos kaplohet nga dhimbjet e padurueshme dhe kërkon ndihmë. Meqë ishte e pamundur që aeroplani të kthehej prapa, ekuipazhi prezent në aeroplan e ndihmon nënën në lindje. Dhe, fati i saj kishte dashur që bashkëshorti i saj mjek, të qëllonte pranë saj.

Kështu, pas katër orë fluturimi mbi qiellin e hapur, në ora 10 të mëngjesit, aeroplani zbret në aeroportin e Stambollit dhe nga aty, nëna me fëmijën e saj dërgohet në spitalin më të afërm.

Thuhet se nëse një fëmijë lind në aeroplan, kompania e aeroplanit detyrohet që t’i sigurojë fëmijës udhëtimin falas në të gjtha drejtimet dhe përgjatë gjithë jetës. Se a është e vërtetë kjo, do të mësojmë në të ardhmen edhe nga djali i  Musuamba Michoukyembe.

Po të kishte rastisur që nëna të ishte shqiptare, e udhës do të ishte që fëmijën lindur në qiell ta quanin, ose shpend, ose fluturim…!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit