14 milionë vaksina për fëmijët në Jemen

Mos i humb

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka konfirmuar se për fëmijët në Jemen janë dërguar 14 milionë vaksina.

Zyra e UNICEF-it në Jemen ka njoftuar se më shumë se 14 milionë vaksina kanë arritur në aeroportin në Aden, ndërsa do të shpërndahen për të parandaluar dhe trajtuar fëmijët nga fruthi dhe rubeola.

Do të vaksinohen fëmijët nga mosha 6 muaj deri në 15 vjeç.

Më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se 16.4 milionë njerëz në Jemen, në të cilën lufta zgjat për tre vjet, nuk kanë kujdes bazë shëndetësor.

Lufta në vend ka çuar në vdekjen e mijëra njerëzve, ndërsa 50 për qind kanë vdekur si pasojë e disa sëmundjeve ngjitëse ose ushqimit të pamjaftueshëm. Rreth 50 për qind e objekteve shëndetësore në Jemen janë të mbyllura ose pjesërisht ofrojnë shërbime për qytetarët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit