14 vjet nga videoja e parë në YouTube!

Mos i humb

“Me at the zoo” (“Unë në kopshtin zoologjik”) është videoja e parë e publikuar në YouTube.

Dje ka mbushur 14 vjet. I ka 66.8 milionë shikime, 1.8 milion like dhe 2.2 milionë komente.

Më 23 prill 2005, atë e kishte ngarkuar Jawed Karim, njëri nga bashkëthemeluesit e platformës. Xhirues ishte shoku i tij, Yakov Lapitsky.

Xhirimi prej 19 sekondave ishte bërë në kopshtin zoologjik në San Diego, kurse në prapavijë të Karimit shihen elefantët.

LA Times ka theksuar se kjo video ka luajtur rol kryesor në ndryshimin fundamental të mënyrës në të cilën njerëzit i shfrytëzojnë mediat dhe ka shënuar hyrje në epokën e xhirimeve njëminutëshe.

YouTube gjendej në fazën zhvillimore kur Karim e kishte vendosur videon, ndërsa zyrtarisht e filloi punën në dhjetor të 2005, njofton Klan Kosova.

Një vit më vonë, Google e bleu për 1.6 miliardë dollarë.

YouTube është video platforma më e madhe në botë, sepse çdo ditë në të shikohen më shumë se një miliard orë përmbajtje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit