141 projekte ka realizuar Serbia në Kosovë

Mos i humb

Marko Gjuriç, drejtor i Zyrës Serbe për Kosovën, ka konfirmuar gjatë një takimi me krerët e Listës Serbe në Zveçan se shteti i Serbisë ka ndarë mjete për 141 projekte, të cilat kanë filluar të realizohen në mjediset me serbë në Kosovë. Projekti më i madh është ndërtimi i vendbanimit “Lugina e Diellit” dhe ndërtimin i fabrikës së baterive në pjesën veriore të “Trepçës”.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka konfirmuar gjatë një takimi në Zveçan me krerë të Listës Serbe, kryetarë të komunave me shumicë serbe, përfaqësues të qendrës spitalore në veri, të Universitetit serb të Prishtinës në veri të Mitrovicës, me përfaqësues të “Trepçës” në veri dhe me përfaqësues të institucioneve të tjera serbe se shteti i Serbisë është duke financuar 141 projekte, të cilat janë duke u realizuar në mjediset me serbë në Kosovë.

“Kemi biseduar për 141 projekte që i ka financuar qeveria e Serbisë e të cilat janë duke u realizuar aktualisht në Kosovë. Këto projekte janë mbështetur për jetën e serbëve dhe për mbetjen e popullit në Kosovë. Janë projekte të rëndësishme, projekte për ndërtim të spitaleve, të rrugëve, të shkollave, për gjithçka që ndikon në përmirësimin e jetës së serbëve dhe për sigurinë e tyre. Ka 20 vjet që serbët në Kosovë jetojnë në kushte jashtëzakonisht të rënda, pa asnjë investim në mjediset me serbë”, tha Gjuriç.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit