19 vjet më parë Europa u bë me monedhën e re EURO

Mos i humb

Që nga 1 janari i vitit 1999, Europa ka monedhën e re, euron.

Në këtë datë euro zëvendësoi monedhat kombëtare të 11 vendeve: Austrisë, Belgjikës, Finlandës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Irlandës, Italisë, Luksemburgut, Portugalisë dhe Spanjës, me përjashtim të Britanisë, Danimarkës, Greqisë dhe Suedisë.

Në 1 janar 2001 ajo zëvendësoi edhe monedhën e Greqisë.

Kalimi në një monedhe të vetme i eurozonës e cila numëron rreth 300 milionë qytetarë europianë paraqiti përfitime të mëdha si për konsumatorët, ashtu dhe për biznesin.

Gjithashtu lehtësoi këmbimet e mallrave dhe të shërbimeve midis vendeve pjesëmarrëse, duke forcuar kështu tregun e përbashkët të Bashkimit Europian.

Për eksportet dhe importet e kompanive, rreziku i kurseve luhatëse të këmbimit është i kufizuar në tregtinë me vendet jashtë eurozonës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit