2000 gjenevas demonstrojnë për qytetin e tyre dhe kundër grabitjes së tij nga bankat

Mos i humb

Nën moton “Një qytet për të gjithë”, sot në Gjenevë kanë demonstruar rreth 2000 persona. Ata janë ngritur për të kundërshtuar spekulimet e patundshmërive që kanë për pasojë përjashtimin e migrantëve nga qendra e qytetit.

Veç kësaj ata kanë kërkuar banesa të pagueshme si dhe hapësira alternative banimi dhe jetese.

Demonstratën e kanë shpallur më shumë se 30 organizata të ndryshme. Në parakalim kanë marrë pjesë veçanërisht shumë të rinj, bën të ditur Agjencia e Lajmeve e Zvicrës SDA.

Marshimit i është bashkuar nga fundi edhe kryebashkiaku i Gjenevës, Remy Pagani, i cili ka bartur një transparent të shoqatës “Solidarites”.

Ndër tranparentet që bartnin demonstruesit binin në sy ato me mbishkrimet si “Qyteti ynë-lagjet tona”, “Jo lagje të bankave” etj.

Gjatë demonstrimit ka pasur edhe shpërthim mjetesh piroteknike që shpërndajnë tym në ngjyra të ndryshme./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit