2018-a, viti i klimës së pazakontë në Europë

Mos i humb

Europa përjetoi gjate 2018-tës atë që ekspertët priren t’i quajnë “kushte atmosferike jo të zakonshme”.

Pas disa muajsh ekstremisht të ftohtë, valët e të nxehtit dhe thatësira gjatë pranverës dhe verës i çuan temperaturat shumë mbi mesataren në pjesën dërrmuese të rajoneve veriore dhe perëndimore.

Ne periudhën maj-korrik, vendet skandinave përjetuan periudhën më të nxehtë në historinë e tyre. Edhe në rrethin arktik, termometri shënoi temperatura rekord.

Britania e Madhe dhe Irlanda gjithashtu bene llogarite me një të nxehtë të pazakontë, e në Suedi u shkrumbuan 25.000 hektarë tokë. Shumë i përjetoi sivjet kapricot e motit Budapesti që e pa të thahej lumin e tij ikonë, Danubin.

Portugalia shënoi me 44 gradë celsius ditën e saj më të nxehtë të shekullit të 21-të, dhe Armenia pati ne korrik një klimë përvëluese, siç nuk ishte parë ndonjëherë në vend.

I nxehti dhe thatësirat munduan gjithashtu Gjermaninë në periudhën prill-shtator, atje ishte e dyta më e thatë që prej fillimit të regjistrimeve.

Estonia nga ana tjetër pati shkurtin e saj më të ftohtë ndonjëherë dhe sasi jo normale dëbore mbuluan jugun e Francës; në Nimes dhe Montpellier, trashësia e saj mbërriti nga 15 ne 30 cm.

Një nivel rekord dëbore ra edhe në rajonet jugore të Italisë, sidomos në Napoli.

Maji dhe qershori sollën rrebeshe e stuhi, ndërsa tetori me një sistem intensiv presioni të ulët erdhi në disa vende të Mesdheut me përmbytje vdekjeprurëse dhe erëra të fuqishme.

Të paktën 11 vetë vdiqën në Liguria të Italisë, e 10 të tjerë në Francë; 12 ishin viktimat nga stuhitë në Majorka.

Po çfarë e bën 2018-tën e gjithë kjo situatë?

Për profesoreshën Sonia Seneviratne, e institutit të klimës në Zyrih, kjo duhet parë si një thirrje zgjimi.

“Ka pasur zhvillime klimaterike ekstreme edhe në të kaluarën, – thotë ajo -, “por e veçanta e këtij viti është se preku shumë Europën dhe Shtetet e Bashkuara. Duket se ne te ardhmen, ky nuk ka për të qenë një shqetësim vetëm i vendeve në zhvillim, sepse tani, ka mbërritur edhe në oborrin tonë të pasmë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit