24 orë nga aksidenti në Lepenc, vazhdojnë kërkimet për dy policët e zhdukur

Mos i humb

Mbrëmja e së shtunës ishte tragjike për familjarët e policëve Malsor Dashi dhe Armend Trena, pasi këta të fundit përfunduan të zhdukur në lumin Lepenc, pas një aksidenti të ndodhur në magjistralen Kaçanik- Han i Elezit.

Pavarësisht se u bënë 24 orë që nga aksidenti i tyre, ende nuk dihet asgjë për fatin e dy policëve të cilët u aksidentuan gjatë detyrës së tyre zyrtare.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka thënë se kërkimet janë ende duke vazhduar por deri më tani nuk ka ndonjë gjurmë që mund të çonte deri në lokacionin se ku saktësisht kanë përfunduar trupat e dy policëve të aksidentuar në mbrëmjen që e lëm pas.

”Kërkimi është duke vazhduar ende nga ana e të gjithë njësive si dhe FSK-së por deri më tani nuk ka diçka të re” ka deklaruar ai.

Për kërkimin e dy pjesëtarëve të policisë përvec autoriteteve, janë vënë në ndihmë edhe qytetarë të shumtë të zonave ku dhe ka ndodhur ngjarja./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit