Tarik Ramadan, nga paraburgimi në spital

Mos i humb

Profesori i Oxfordit për studimet islame, Tarik Ramadan është dërguar në spital për trajtim të sklerozës së shumëfishtë, njoftoi të shtunën komiteti mbështetës për mendimtarin zviceran.

Ramadani po mbahej në paraburgim në afërsi të Parisit, ndërkohë që po zhvillohet një hetim mbi akuzat e përdhunimit kundër tij, kur ai u dërgua në spital të mërkurën në mbrëmje.

Studiuesi vuan nga skleroza multiple dhe ka apeluar vendimin e autoriteteve franceze për ta mbajtur atë në paraburgim. Gjykata e Apelit e Parisit urdhëroi një raport mjekësor të pavarur mbi gjendjen e tij shëndetësore dhe shtyu vendimin e tij më 22 shkurt.

Gjatë një seance dëgjimore në gjykatë të enjten e kaluar, avokati i Ramadanit, bazuar në një përmbledhje të parë të raportit mjekësor, argumentoi se gjendja shëndetësore e klientit të tij nuk ishte “në përputhje me paraburgimin”. Ramadan kishte ardhur në seancë në një ambulancë.

Sipas Agjencisë së lajmeve të Zvicrës, ATS, një burim i afërt me rastin konfirmoi shtrimin e tij në spital të shtunën. Një nga kontaktet personale të Ramadan tha se “gjendja e tij shëndetësore po përkeqësohet, veçanërisht tani që gjykatat kanë refuzuar përsëri ta lejojnë atë të vizitojë gruan dhe fëmijët e tij”.

Të dielën, Radio Publike Zvicerane RTS transmetoi një raport nga gazeta franceze Le Journal du Dimanche se një grua zvicerane, e cila pretendon të jetë ish-mike e Ramadan, ka dëshmuar si dëshmitare në hetimin francez të filluar më parë këtë muaj. Ky hetim pasoi një hetim paraprak që u iniciua pasi dy gra në Francë e akuzuan atë për përdhunim në vitin 2009 dhe 2012. Tarik Ramadan jo vetëm i ka mohuar kategorikisht këto akuza e pretendime, por dhe ka tentuar t’i denoncojë dy gratë për mashtrim. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit