3% e apartamenteve për të pastrehët

Mos i humb

Parlamenti ka miratuar një ligj, i cili detyron ndërtuesit që për çdo pallat të ri që ndërtojnë, të kalojnë 3 për qind të sipërfaqes tek bashkia. Këto apartamente do të përdoren për familjet e pastreha, por masa është kundërshtuar nga bizneset e ndërtimit.

“Ku është sensi logjik këtu? Të japësh 3 përqind të ndërtimit, nëse ti bën një kërkesë për të ndërtuar, kjo është totalisht e papranueshme. Pastaj është edhe shkelje e Kushtetutës, pasi i merr pronën dikujt dhe ja jep një tjetri “, u shpreh Nikolin Jaka, Dhoma e Tregtisë.

Sipas të dhënave zyrtare, për tre vitet e ardhshme, vetëm në Tiranë qeveria synon të marrë 45 mijë metra katrorë ndërtime të përfunduara, të cilat do përdoren për familjet e pastreha.

“Sa i përket 3 përqindshit i jemi referuar praktikave normale sociale të shumë vendeve”, u shpreh ministri Ahmetaj./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit