3 hapa për të mbajtur domatet e freskëta për një kohë të gjatë!

Mos i humb

A keni menduar ndonjëherë për mbjelljen e tyre në kopshtin tuaj? Domatet e dyqanit duket se nuk janë shumë të shijshme dhe nëse vendosni t’i rrisni ato në shtëpi, ju mund t’i shijoni gjatë gjithë vitit!

Domatet e konservuara shiten në dyqane, por cilësia dhe aroma e tyre përsëri ndryshojnë nga ato të përgatiturat në shtëpi.

Këto janë tri hapat e procesit:

Sigurimi i materialeve të nevojshme për shpëlarje

Procesi i konservimit është shumë i shpejtë, kështu që duhet të keni materialet e duhura në dorë

– Disa domate të pjekura mjaftueshëm

– Dy enë të mëdha

– Kavanozat

Përgatitja e domateve

Hapi i ardhshëm është përgatitja e domateve, që fillon me zierjen e tyre në mënyrë që ti heqim lëkurën. Teksa ziejnë nëse dëshironi mund ti shtoni qepë dhe speca të grirë imët. Kur domatet të bëhen njësh së bashku me perimet, ju mund të filloni konservimin e tyre.

Konservimi

Një nga enët e mëdha duhet t’ju shërbejë për të vluar  ujin, ndërsa tenxherja tjetër duhet të mbushet me ujë të ftohtë. Kripa është një ruajtëse natyrale dhe do t’i mbajë domatet e freskëta, kështu që shtoni 1/2 lugë çaji kripë në kavanoza, shkruan te sheshi.Mbyllini mirë me kapak dhe sigurohuni që të mos marrin ajër. Ruajini në temperaturë dhome./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit