35 të huaj të vdekur nga sulmet në Sri Lankë

Mos i humb

Të paktën 35 shtetas të huaj, përfshirë dy turq, kanë humbur jetën në sulmet e djeshme terroriste ndaj tetë pikave të ndryshme në Sri Lankë, njoftuan zyrtarët.

Dje në orët e para të mëngjesit në Sri Lankë u kryen sulme ndaj një kishe në Batticaloa, ndaj kishave St. Anthony’s në Kochchikade dhe St.Sebastian në Katana, si dhe ndaj hoteleve me pesë yje Shangri-La, Cinnamon Grand dhe Kingsbury në kryeqytetin Colombo.

Pas këtyre sulmeve, shpërthime ndodhën edhe në Dehiwala në periferi të Colombos dhe në afërsi të një mbikalimi në Dematogoda.

Autoritetet e Sri Lankës nuk dhanë informacione në lidhje me identitetin e viktimave, por konfirmuan se në mesin e të vdekurve gjenden shtetas të Britanisë, Danimarkës, Holandës, Portugalisë, Indisë, Kinës, Australisë dhe Turqisë.

Ndërkohë, ambasadorja britanike në Sri Lankë, Manisha Gunasekera, tha se gjithsej tetë shtetas britanikë kanë pësuar në sulmet që ndodhën në ditën e Pashkëve.

Ministria e Jashtme e Danimarkës njoftoi për tre shtetas danezë të vdekur, kurse autoritetet e Portugalisë konfirmuan një shtetas të tyre që ka pësuar.

Stef Blok, ministri i Jashtëm i Holandës tha se një shtetas i tyre ka humbur jetën si pasojë e sulmeve, ndërsa homologja e tij indiane Sushma Swaraj njoftoi për tre shtetas të Indisë të vdekur.

Autoritetet përkatëse informuan për një person të vdekur nga Kina dhe dy nga Australia.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Turqisë konfirmoi se shtetasit turq Serhan Selçuk Nariçi dhe Yiğit Ali Çavuş, inxhinierë, ishin në mesin e viktimave të sulmit.

Deri më tani, bilanci i konfirmuar i viktimave nga autoritetet e Sri Lankës është 290, kurse mbi 500 persona të tjerë janë plagosur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit