364 ankesa nga qytetarët, KPK: Mision provat e faktet për vendime korruptive në drejtësi

Mos i humb

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, një organ i ngritur në kuadër të reformës në drejtësi, që për kompetencë ka rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, thotë se ka marrë deri më tani 364 ankesa për vendime të ndryshme në procese gjyqësore.

Ankesat janë dorëzuar nga qytetarët, por KPK sqaron se nuk ka si mision rishikimin e këtyre vendimeve gjyqësore.

“Misioni ynë nuk është rishikimi i vendimeve gjyqësore, po mbledhja e të dhënave dhe fakteve konkrete lidhur me veprime korruptive”, thotë KPK.

334 ankesa janë dorëzuar në këtë institucion përgjatë gjithë vitit 2017, ndërkohë që 30 ankesa të tjera janë bërë në ditët e para të janarit.

Sipas këtij Komisioni, ankesat e qytetarëve nuk përfshijnë dorëzimin e provave dhe fakteve, por vetëm pretendimin e tyre për një vendim të padrejtë dhe të dyshuar korruptiv nga gjyqësori./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit