4 shenjat që trupi juaj po vuan nga niveli i lartë i aciditetit!

Mos i humb

I gjithë organizmi i njeriut është një balnacë mes hormoneve, kimikateve, baktereve dhe qelizave.

Një nga mënyrat më të lehta për të treguar se kjo balancë nuk është prishur është përmes kontrollit të pH të trupit. Por çfarë është saktësisht niveli i pH në trupin tuaj? Çfarë do të thotë? Si ta kuptoni?

Stomaku juaj, për shembull, kërkon aciditet të lartë për të tretur ushqime, ndërsa sistemi imunitar është alkalin.

Çfarë do të thotë?

Shkalla e pH-së shkon nga 0 në 14. Sa më i ulët numri, aq më i lartë është niveli i aciditetit. Një ekuilibër i përsosur, neutral është gjetur në vlerën e 7 ! Ky është niveli që trupi juaj ka për qëllim të mbajë në mënyrë që çdo organ të mirëfunksionojë. Por ajo që ndodh shpesh është se trupi futet në një gjendje aciditetit të përgjithshëm, gjë që mund të ketë efekte anësore.

Shenjat që trupi juaj është tepër acidik

1 Shtim peshe

Duke pasur shumë acid në trupin tuaj , ky i fundit detyrohet të prodhojë më shumë insulinë dhe për këtë arsye, ruan më shumë yndyrë. Sistemet e detoxit të trupit tuaj nuk janë në gjendje të metabolizojnë sasi të mëdha të acidit në trupin tuaj dhe e shtyjnë atë në indet e yndyrës, ku ai ngjitet në qeliza.

2 Dhimbje kockash

Kur trupi ballafaqohet me shumë acid, do të gjejë alkali nga diku tjetër dhe kockat janë depozitat perfekte. Trupo juaj vazhdon të lirojë lëndë ushqyese – si kalciumi – nga kockat tuaja në përpjekje për të luftuar aciditetin e lartë! Kjo përkthehet në dhimbje e dobësi kockash.

3 Ndjeshmëria e dhëmbëve

Në vitin 2015, një studim u botua në Revistën Chemical Engineering and Applications që lidhin aciditetin e lartë të trupit me një dobësim të smaltit të dhëmbëve. Nëse vëreni se vuani nga dëmtimet ose nuk mund të hani ushqime të ftohta ose të nxehta sepse dhëmbët ju dhembin, kjo mund të jetë një shenjë se trupi juaj ka nivele të larta të acidit.

4 Problemet e gjumit

Kur trupi juaj tërheq kalciumin nga kockat tuaja në përpjekje për të luftuar aciditetin, niveli i këtij minerali bie dhe ju do të keni probleme me pagjumësinë.

Çfarë duhet të hani për të balancuar aciditetin

lakër jeshile

brokoli

kastravec

spinaq

arugula

kungull

soje

Tofu

arra

Farëra

bishtajore

rrush i thatë

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit