4 të vdekur nga përplasja e helikopterit gjerman me aeroplanin zviceran

Mos i humb

Në një aksident të rëndë ajror që ka ndodhur sot në Philippsburg (Landi Baden Wurttemberg, Gjermani) kanë humbur jetën katër persona.

Siç ka vërtetuar tashmë policia për agjencinë e lajmeve DPA në ajër janë ndeshur një aeroplan i vogël dhe një helikopter për shpëtim.

Ndërkohë mediet zvicerane marrin vesh se aeroplani i vogël i ka taksuar shkollës së fluturimit nga Bazeli, Zvicër, transmeton albinfo.ch. Këtë e ka konfirmuar pronari i aeroplanit. Por ai nuk ka dashur të konfirmojë për blick.ch nëse dy viktimat e aeroplanit janë mësuesi dhe nxënësi i fluturimit në kuadër të kësaj shkolle.

Pronari ka thënë se nuk mund ta bëjë këtë pasi që ende nuk janë informuar familjarët./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit