4 ushqimet që s’duhet t’i fusni kurrë në gojë nëse keni gurë në veshka!

Mos i humb

Ato janë masa të forta kristalinash me forma dhe përmasa të ndryshme që formohen brenda sipërfaqes së veshkave.

Janë të përbëra nga kalciumi, fosfati dhe acidi urik. Përmasat e tyre variojnë nga 2 -12 mm, por të dhënat e ndryshme kanë treguar që mund të arrijnë deri në disa centimetra, transmeton “Living”.

Ndër simptomat kryesore të gurëve në veshka përmendim:

-Gjak në urinë

-Përzierje dhe të vjella

-Urinim i shpeshtë

Sipas mjekëve nefrologë, regjimi ushqimor i varfër apo konsumi i disa produkteve të caktuara mund të ndikojë në shfaqjen e gurëve në veshka. Ja cilat janë ushqimet që duhet të shmangni nëse vuani nga gurët në veshka:

Kafeina: Kafeina përmban stimulues që çojnë në shfaqjen e gurëve, por edhe infeksioneve në veshka. Kafeina është e pranishme tek kafeja, Coca-Cola dhe në disa lloje çaji. Për këtë arsye ju kërkohet të bëni kujdes me sasinë e konsumit të saj.

Mishi i kuq: Mishi i kuq përmban proteina dhe yndyra shtazore që ndikojnë drejtpërdrejt në formimin e gurëve në veshka. Ai përmban gjithashtu acid urik dhe purinë, dy substanca që stimulojnë infeksionet renale dhe ato urinare.

Kripa: Kripa është armiku numër një i të gjithë personave që vuajnë nga veshkat. Konsumimi i tepërt i kripës sjell akumulim të ujit në organizon dhe krijim të gurëve në veshka.

Molusqet: Personat që vuajnë nga problemet me veshkat duhet të evitojnë në mënyrë kategorike produktet që përmbajnë osalat. Osalati është një substancë që favorizon akumulimin e sodiumit dhe kalciumit në veshka. Frutat e detit, çokollata, arra dhe perimet e gjelbërta përmbajnë sasi të larta të osalatit.

Nënproduktet e qumështit: Nënproduktet e qumështit janë pjesë e pandarë e regjimit tonë ushqimor. Qumështi, kosi dhe djathi rrisin sekretimin e kalciumit nëpërmjet urinës dhe krijojnë një barrierë natyrale për daljen jashtë të gurëve në veshka. Prandaj mundohuni t’i eliminoni gradualisht nga regjimi juaj ushqimor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit