470 mijë persona në Zvicër punojnë për kompani ndërkombëtare

Mos i humb

Në Zvicër në vitin 2015 janë numëruar gjithsej 11524 filiale të kompanive që selitë e tyre i kanë jashtë vendit. Kështu, sipas Zyrës Federale për Statistika, në këto filiale kanë qenë të punësuar plot 470.000 veta që i bie se afërsisht çdo i dhjeti i punësuar i Zvicrës punon për ndonjë kompani ndërkombëtare.

Shumica e filaleve në fjalë të ndërmarrjeve të huaja janë të stacionuara në regjionin e gjerë të Cyrihut (27%) dhe në atë të Gjenevës (21%). Ato janë më së shpeshti ndërmarrje tregtare dhe financiare.

Ato vijnë nga 100 shtete të ndryshme ndërsa më të pranishmet nga këto ndërmarrje në vitin 2015 kanë qenë ato të Gjermanisë. Afërsisht 25 për qind të të gjitha filialeve të huaja në Zvicër kanë pasur selitë e tyre në Gjermani. Pas tyre vijnë ato nga SHBA (11.8%), Franca 8.1% etj./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit