5 ndër 100 shqiptarë vuajnë nga astma, ky është shkaku

Mos i humb

5 ndër 100 shqiptarë vuajnë nga astma. Numri i personave që vuajnë nga kjo sëmundje që lidhet me rrugët e frymëmarrjes është rritur gati me 50 përqind vetëm në dhjetë vitet e fundit.

Sipas mjekëve alergologë më të prekurit janë fëmijët e vegjël të cilët i shfaqin simptomat e para që në moshë foshnjore, por që shpesh neglizhohen nga nëna.

“Shenjat e astmës janë tipike, si marrja e frymës kolla, fishkëllima dhe shtrëngimi në gjoks. Janë më të shpeshta natën. Janë të shpeshta. Duhen të diferencohen nga një ftohje e thjeshtë”, thotë për Top Channel mjeku Mehmet Hoxha.

Diagnoza e saktë për një fëmijë që vuan nga astma mund të përcaktohet vetëm në moshën tre vjeç.

Sipas mjekeve rritja e numrit të prekurve me gati dy fish në këtë dhjetëvjeçar lidhet me një sërë faktorësh, ndër të cilat edhe ndotja e ajrit.

“E para është ndryshimi i stilit të jetesës, largimi nga natyra na ka ulur infeksionet, por ka rritur alergjitë. E dyta ndryshimi në stilin e të ushqyerit. E treta është ndotja atmosferike”, thotë mjeku Mehmet Hoxha.

Në Ditën Botërore Kundër Astmës mjekët alergologë bëjnë thirrje për diagnostikim të hershëm, pasi kjo sëmundje nuk shërohet, por mund të mbahet nën kontroll, shkruan TCH.

Astma cilësohet si sëmundje me kosto të lartë si financiare ashtu edhe sociale. Një i prekur nga astma nëse është fëmijë do të bëjë më shumë mungesa në shkollë, ndërsa një i rritur do të mungojë më shpesh në punë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit