5 policë të lënduar gjatë arrestimit të deputetëve të VV-së

Mos i humb

Pesë policë janë lënduar gjatë aksionit të sotëm për arrestimin e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, sipas së cilës njëri nga zyrtaret policor është sulmuar me grusht nga i dyshuari Driton Çaushi nga radhët e VV-së.

Policia e Kosovës njofton se sot ka realizuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për ndalim, arrestim dhe dërgim në Qendrën e Paraburgimit për deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Albin Kurti.

Deputetët e Vetëvendosjes janë takuar dhe ndaluar në rrugën e “UÇK-së” në Prishtinë. Policia me këtë rast është prezantuar dhe i ka njoftuar ata se janë në zbatim të një urdhër-arresti dhe se do të shoqërohen për në organet e drejtësisë.

Tre deputetët që kishin urdhër-arrest, por edhe deputetët tjerë, përfshirë edhe disa aktivistë, kanë kundërshtuar realizimin e urdhëresë së gjykatës, duke bërë rezistencë për të mos lejuar arrestimin e të njëjtëve.

Gjatë ballafaqimit me turmën, prej disa dhjetëra personave, pesë zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime. Njëri nga zyrtaret policor është sulmuar me grusht nga i dyshuari Driton Çaushi.

Për këtë është iniciuar rasti sulm ndaj personit zyrtar dhe pengim në kryerje të detyrës zyrtare, ku për rastin është njoftuar prokurori kujdestar.

Policët e lënduar, kanë kërkuar dhe janë dërguar për trajtim në QKUK.

Policia, gjatë realizimit të detyrave të saja, për shkak të rezistencës nga turma është detyruar të përdorë forcën proporcionale, të përshtatshme dhe të arsyeshme për realizimin e veprimeve të saja ligjore. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit