5000 ushtarë zviceranë do të sigurojnë Forumin e Davosit

Mos i humb

Ushtria zvicerane tashmë ka filluar me ngritjen e dispozitivit të sigurisë përForumin Ekonomik Botëror (WEF) që mbahet në Davos. 341 ushtarë tashmë kanë filluar angazhimin e tyre përgatitir. Ndërkaq gjatë kohës së mbajtjes së forumit, nga 19 deri 29 janar pritet të mobilizohen gjithsej deri në 5000 ushtarë.

Ushtarët “milicë” (ata që kryejnë shërbim të lufizuar ushtarak) do të angazhohen veç tjerash për detyra logjistike, si për shembull, në shërbimin e sanitetit ose në rregullimin e komunikacionit, ka njoftuar sot Departamenti i Mbrojtjes në një komunikatë për shtyp, tranmseton albinfo.ch. Ndërsa ushtarët profesionistë do të jenë përgjegjës për sigurinë personale dhe për kontrollimin e qasjes.

Forcat ajrore gjatë gjithë kohës së mbajtjes së konferencës do të përforcojnë segmentin e tyre të policisë ajrore dhe do të sigurojnë hapësirën ajrore mbi Davos 24 orë pa ndërprerë. Për të arritur këtë, Forcat Ajrore të Zvicre¨s po bashkëpunojnë ngusht me ato austriake.

Ushtria siguron gjithashtu fluturimin me helikopterë nga Aeroporti i Cyrihut (Kloten) deri në Davos të personave të mbrojtur ndërkombëtarisht. Vizitorët e WEF-it mun d të aterrojnë po ashtu edhe në Aeroportin Ushtarak të Dübendorfit, i cili përkohësisht kategorizohet si kufi i jashtëm i Shengenit dhe si pikë doganore.

Përgjegjësia e gjithmbarshme për sigurinë gjatë mbajtjes së Forumit të Davosit u takon autoriteteve civile, nën komandantin e Policisë Kantonale të Graubündenit, Walter Schlegel. Ndërsa angazhimi mbështetës i ushtrisë do të drejtohet nga Koamnadanti i Forcave Ajrore, Aldo Schellenberg./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit