57 raste me kancer lëkure në vit

Mos i humb

Melanoma apo siç njihet ndryshe kanceri i lekurës, po shënon rritje të numrit të rasteve nga viti në vit. Bazuar në të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik janë identifikuar 57 raste të reja në një vit, prej të cilëve 56% e rasteve janë meshkuj dhe 44% femra.

Por mjekët dermatologë apelojnë për kapjen në kohë të sëmundjes, duke bërë kontroll periodik të nishaneve. Parandalimi është mënyra më e mirë për të mos u shfaqur melanoma.

Mosha mesatare e rasteve të reja me melanomë është 57 vjeç, por mes të prekurve ka edhe 20-vjeçarë. Më e përhapur sëmundja është në Fier, Berat Gjirokastër dhe Korçë, ndërsa Tirana zë 28% të rasteve me melanomë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit