6 gjërat që nuk duhet t’i thoni një fëmije!

Mos i humb

6 gjërat që nuk duhet t’i thoni një fëmije

Mënyra se si ne rritemi kur jemi fëmijë, ndikon në personin që do të bëhemi kur të rritemi. Është e rëndësishme që ne të jemi persona të shkëlqyer në mënyrë që të jemi shembulli më i mirë i fëmijëve tanë. Për të rritur fëmijë me personalitet dhe me vetbesim është shumë e rëndësishme, mënyra se si ne komunikojmë me ta. Psikologët këshillojnë që ka disa shprehje të cilat në asnjë mënyrë nuk duhet t’ua themi fëmijëve tanë. Ja disa prej tyre.

Mos qaj.

A ju ka ndodhur me një të rritur ta shihni teksa mban emocionet e tij, edhe në raste ekstreme dhe ju habiteni si ka mundësi që nuk qan. Epo ky është produkt i një fëmijërie ku i është thënë shpesh, mos qaj.

Duhet të dimë që është shumë e rëndësishme që t’i shprehim emocionet tona, qoftë pozitivet dhe ato negativet. Nëse një fëmijë nuk ndihet mirë dhe do të qajë, atëherë le ta bëjë, sepse në këtë formë ai tregon diskonfortin e tij. Inkurajoni fëmijët të qajnë dhe të çlirohen, sepse kjo gjë i bën shumë mirë shëndetit të tyre.

Jam e zhgënhyer nga ti.

Duke i bërë të ditur fëmijëve se ju jeni zhgënjyer prej tyre, do të thotë se ju keni pritshmëri ndaj fëmijëve. Nëse fëmijët nuk i takojnë këto pritshmëritë tuaja atëherë ata do të ndihen shumë të lënduar dhe do të krijojnë pasiguri në vetvete.

Pse nuk bëhesh si…?

Asgjë nuk e bën një njeri qoftë të rritur apo fëmijë, të ndihet më keq sesa kur e krahason me dikë tjetër. Ne të gjithë jemi specialë dhe të veçantë në qenien tonë, ndaj nuk kemi pse i ngjajmë askujt. Fëmijët duhet t’i inkurajojmë që të jenë vetvetja, jo dikush tjetër. Thjesht ji ti

Çdo gjë do të bëhet ok.

Ndoshta do të bëhet me të vërtetë, por dhe ndoshta jo. Fëmijët duhet ta dinë që jeta nuk është perfekte dhe se jo çdo gjë do të shkojë si të duan ata. Ju duhet t’i siguroni ata që nëse jeta do t’i hedhë nëpër kthesa të vështira, ju do të jeni aty për t’i ndihmuar dhe për t’i drejtuar në rrugën e duhur.

Mos më mërzit.

Nëse I thoni fëmijës se po ju mërzit dhe po ju ndërpret, ata do ta marrin si një mesazh se nuk janë edhe aq të rëndësishëm për ju. Kjo gjë mund të çojë në uljen e vetvlerësimit të tyre, gjë që sjell probleme serioze në psikologjinë e një fëmije.

Sepse kështu them unë.

Ju ndonjëherë nuk keni kohë për t’ja shpjeguar gjërat dhe kërkoni ta mbyllni diskutimin me këtë shprehje. Por nuk është aspak e këshillueshme. Fëmijët kanë nevojë që ju t’i sqaroni pse duhet apo pse nuk duhet bërë diçka e caktuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit