7 orë gjumë për një zemër të shëndetshme

155
0

Për evitimin e sëmundjeve të zemrës, nevojiten shtatë orë gjumë, as më pak e as më shumë, thonë shkencëtarët amerikanë

Njerëzit që flenë më pak se pesë orë, duke përfshirë edhe gjumin e ditës, rrisin dy herë më shumë rrezikun nga paraqitja e sëmundjeve të zemrës, duke përfshirë edhe infarktin, krahasuar me ata që flenë shtatë orë, thuhet në studimin e shkencëtarëve nga Fakulteti i mjekësisë të universitetit “West Virginia”.

Ajo që është më interesante, është zbulimi i këtij studimi se, njerëzit që flenë nëntë orë në ditë, janë për një herë e gjysmë më të rrezikuar nga paraqitja e sëmundjeve të zemrës, krahasuar me ata që flenë shtatë orë në ditë.

Për nevojat e studimit, shkencëtarët kanë analizuar të dhënat e rreth 30.000 të personave të rritur, e më pas të dhënat rreth gjatësisë së gjumit i kanë krahasuar me të dhënat rreth sëmundjeve të zemrës.

Pesë a më pak orë gjumë në ditë kanë raportuar nga 8% të pjesëmarrësve në studim, kurse 9% prej tyre kanë deklaruar se flenë nëntë, a më shumë orë.

Duke marrë parasysh se studimi është bërë duke krahasuar të dhënat, shkencëtarët nuk ia kanë dalë që ta zbulojnë shkakun e lidhshmërisë midis kohëzgjatjes së gjumit dhe paraqitjes së sëmundjeve të zemrës.

Supozohet se gjumi i tepërt ndikon në funksionet metabolike dhe endokrine, kurse mangësia e gjumit çon deri te zvogëlimi i tolerancës në glukozë, zvogëlimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës dhe në rritjen e shtypjes së gjakut. Kjo çon deri te mbyllja e arterieve të zemrës. /Koha islame/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here