8 kokrra të trëndafili të egër bënë mrekullinë në organizmin tuaj!

Mos i humb

Trëndafili i egër (Rosa Canina) është një ndër bimët medicinale më të çmuara për nga vlerat e forta shëndetësore.

Shqipëria është një nga vendet e bekuara me këtë super bimë.

Ju sjellim më poshtë një kurë të vjetër popullore me përbërës trëndafilin e egër.

Kjo kurë trajton shumë sëmundje në veçanti si reumatizmën, diabetin, problemet me zemrën, por mund të përdoret nga të gjithë pasi është krejt e shëndetshme dhe pa efekte anësore.

Rekomandohet që kjo kurë të përdoret për 30 ditë rresht, ndalet për dy javë, e më pas rifillohet prapë për 30 ditë të tjera.

Përgatitja e kurës me trëndafil të egër

Për përgatitjen e kësaj kure duhet të shtypni 8 kokrra trëndafil të egër të freskët ose të thatë dhe t’i zjeni në një filxhan çaji ujë.Masën zjeheni për 15 minuta. Më pas, lëreni të ftohet, nëse preferoni mund ta ëmbëlsoni me pak mjaltë.

Këtë kurë mund ta përsërisni dhe ta pini 2-3 herë gjatë ditës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit