8 vjeçari, ylli më i paguar i Youtube

Mos i humb

Me ngritjen e mediave sociale, edhe fëmijët kanë arritur të bëhen “yje të Instagramit” ose “YouTubers”. Ata tani nuk kanë ëndërra të bëhen mjek, polic apo mësues. Falë sponsorizimeve dhe postimeve të paguara, këto yje të mediave sociale mund të fitojnë po aq sa një CEO i një kompanie ndërkombëtare.

Sipas listës vjetore të Forbes, “ylli më i paguar në YouTube”, është një djalë 8 vjeçar, i cili komenton lodra! Ryan, dhe prindërit e tij fituan 22 milionë dollarë vitin e kaluar.

“Puna e tij” filloi kur Ryan ishte 4 vjeç, dhe përveç suksesit të tij në mediat sociale, 8-vjeçari ka gjithashtu ka një linjë të lodrave dhe rrobave të shitura në dyqanet Walmart në mbarë SHBA-të.

Në listën e Forbes, Ryan ndiqet nga yjet e YouTube-it Jake Paul ($ 21.5M), Dude Perfect ($ 20M), DanTDM ($ 18.5M), Jeffree Star ($ 18M), Markiplier ($ 17.5M), Vanoss Gaming ($ 17M ), Jacksepticeye ($ 16M), PewDiePie ($ 15.5M) dhe Logan Paul ($ 14.5M). /MESAZHI/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit