90% të zviceranëve, krenarë me vendin e tyre

Mos i humb

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të njoftojnë simptomat te mjeku amë

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, njoftoi se në rast se qytetarët kanë simptoma tipike të koronavirusit të ri (COVID-19), do...

“Mos t’ju lëshojë zemra”, Tritan Kalo jep recetën: Në këtë kohë “covidiane” na duhet edhe pak optimizëm gastronomik

Profesor Tritan Kalo shfaqet optimist në postimin e sotëm, ndërsa iu kërkon shqiptarëve të mos i lëshojë zemra, pasi të gjithë bashkë...

Vjosa Osmani fton deputetët të mos e votojnë mocionin

Në një konferencë për media, kryeparlametarja tha se ka pasur hapësirë për dy kryetarët e partive për të gjetur zgjidhje.

“Puna fillon tani”, fondacioni ‘Kondrad Adenauer’ pas çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE: Forcat politike të kontribuojnë për plotësimin e kushteve

Pasi Shqipëria mori sot lajmin e mirë se Komisioni Europian çeli bisedimet për anëtarësim në BE, vjen një reagim nga fondacioni Kondrad...

Pjesë e studimit të fundit, të realizuar nga Instituti për Hulumtimin e Opinionit GFS Bern dhe të sponsoruar nga Credut Suisse, ka qenë edhe besimi që zviceranët kanë ose nuk kanë për institucionet e ndryshme të vendit. Rezultatet tregojnë se Këshilli Federal gëzon besimin më të lartë nga të gjitha institucionet dhe udhëheq kështu listën e tyre.

Por ajo që bën përshtypje këtë vit është e dhëna se 18 nga gjithsej 20 institucionet e ranguara më lart, këtë vit kanë pësuar rënie të besimit në krahasim me vitin e kaluar, shkruan sda.ch. Kështu, Forcat e Armatosura dhe Banka Nacionale kanë humbur mjaft nga besimi i tyre ndërsa Gjykata Federale prin bindshëm në listë për besimin që gëzon në popull. Ndërsa bankat në përgjithësi kanë bërë një ngritje të madhe në krahasim me vitin e kaluar: nga vendi i 15-të, në vendin e dytë.

Një zhvillim interesant është edhe ai i ngritjes së krenarisë së zviceranëve me vendin e tyre, shkruan albinfo.ch. Kështu, përderisa në vitin 2004 kanë qenë 73 për qind të të anketuarve “krenarë” ose “shumë krenarë” me Zvicrën, aktualisht, të tillë janë 90 për qind. Dhe, autorët e studimit thonë se në kategorinë e krenarisë kombëtare nuk ka pothuajse fare dallime në mes të simpatizantëve të partive të djathta, të qendrës dhe të majta.

Por çfarë përfaqëson Zvicra në kuptimin pozitiv gjegjësisht: për çfarë dallohet ajo? Shumica e të anketuarve janë shprehur se sistemi i mirë shkollor dhe arsimor është ai që e bën dallimin, transmeton albinfo.ch. Mirëpo, disa karakteristika klasike identitare helvetike si: siguria, neutraliteti, peizazhi dhe atdheu, gjatë viteve të fundit kanë shënuar rënie në vlerësimin e bërë./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Vitia: Në rast neglizhence nuk do të mund t’i përballojmë fluksit me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë serish thirrje qytetarëve që të vazhdojnë t’iu përmbahen rekomandimeve të dhëna nga institucionet shëndetësore në lidhje...

Kurti: Qeveria dhe Kryeministri janë në detyrë deri në zgjedhjet e reja

Përfundimisht, para se të kërkojë emrin e kandidatit nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Presidenti duhet të mendojë për datë të zgjedhjeve për të gjithë....

Tri raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon në 94 numri i të prekurve

Janë konfirmuar dhe tri raste të reja me koronavirus në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur IKSHPK përmes...

Australia planifikon “spital virtual” në luftën kundër COVID-19

Australia po përgatiet të zbatojë një plan-projekt që parasheh trajtimin e pacientëve me koronavirus në shtëpitë e tyre përmes një sistemi special...

Zvicra aplikon masa ndihmëse për biznesin, ndan 20 miliardë USD

Qeveritë e shteteve europiane po mendojnë si të ndihmojnë bizneset, që këta të fundit të kenë mundësi të ripërtërihen, për shkak të...