“Rreziku nga makinat europiane”; Raporti amerikan flet për cenim sigurie

Mos i humb

Departamenti Amerikan i Tregtisë dorëzoi raportin për cenimin e sigurisë kombëtare në mesin e kërcënimeve të Donald Trumpit se mund të vendosë tarifa ndëshkuese doganore për importet e automjeteve nga BE.

Raporti tregon se këto importe rrezikojnë sigurinë amerikane, por nuk ka detaje të mëtejshme. Dokumenti është në tryezën e Trump që ka tani 90 ditë kohë për të vendosur nëse do t’i rrisë tarifat deri në 25%.

Bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme parash- në vitin 2017 SHBA ka importuar makina dhe pjesë këmbimi në vlerë prej 340 miliardë dollarësh. Bashkimi Europian, dhe ekonomia me e fuqishme e tij, Gjermania, deklaruan se do të përgjigjen me të njëjtën monedhe.

Interesi i BE-së është t’i përmirësojë marrëdhëniet tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ajo do të reagoje nëse presidenti amerikan vendos tarifa ndëshkuese, tha një zëdhënës i Komisionit Europian e me të njëjtat tone u shpreh dhe ekzekutivi në Berlin.

Tani mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë Trump. Vetë industria amerikane e automjeteve është shprehur kundër rritjes se tarifave që do të ulnin në masë investimet në këtë degë e sipas disa vlerësimeve, do t’i shtrenjtonin me 1800 dollarë automjetet e prodhuara ne SHBA, sepse të gjitha ato përmbajnë pjesë të importuara.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit