A bën vërtet mirë qumështi për kockat?

Mos i humb

Kur kemi qenë të vegjël të gjithë kemi pasur një ‘mini-luftë’ të përditshme me prindërit të cilët çfarë nuk shpiknin për të na dhënë qumështin duke na hedhur kakao, kanellë, sheqer etj.

Ideja ka shumë kuptim sepse qumështi përmban kalcium. Kalciumi është i njohur për përmirësimin e dendësisë së mineralit të kockave.

Por, duke demonstruar një lidhje përfundimtare midis konsumit të qumështit dhe përforcimit të kockave, është më e vështirë se sa duket.

Studimi ideal do të merrte dy grupe të mëdha njerëzish dhe rastësisht do të caktojë çdo anëtar të një grupi për të pirë shumë qumësht çdo ditë për disa dekada, ndërsa grupi tjetër do të pinte një lloj qumështi placebo.

Natyrisht, kjo është shumë e vështirë për t’u bërë në praktikë.

Ajo që mund të bëjmë në vend të kësaj është të marrim mijëra njerëz, t’i pyesim ata se sa qumësht kanë pirë gjatë viteve dhe pastaj t’i ndjekin ata për të paktën një dekadë për të parë nëse njerëzit që pinë rregullisht qumështin janë më pak të prirur të vuajnë nga dhimbjet e kockave apo edhe do e kenë më të vështirë dëmtimin e tyre.

Kjo është ajo që ndodhi në studimin e botuar në vitin 1997 të kryer nga Universiteti i Harvardit.

Studimet e bëra kanë përfshirë me mijëra raste të cilat janë analizuar dhe ka rezultuar se në të dy rastet edhe kur njerëzit kanë pirë qumësht edhe kur nuk kanë pirë gjatë jetës së tyre përsëri ata kanë pasur dëmtime të kockave.

Në vitin 2015-të, një ekip në Zelandën e Re shqyrtoi, bashkoi dhe ri analizoi 15 nga këto studime. Ata gjetën se për dy vjet ka pasur një rritje në dendësinë minerale të kockave, por pas asaj kohe rritja u ndal.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit