A do jetë ministri i financave Bedri Hamza shkaktari i rrëzimit të Ramushit nga pushteti?

Mos i humb

Kryekuvendari Kadri Veseli ditë më parë në seancën plenare la të kuptohet se ka qëndruar prapa rrëzimit të qeverisë “Mustafa” në mocionin e ngritur atë kohë nga opozitarët Vetëvendosje, AAK, NISMA, kur tha se  “unë kur kam dashtë e kam provu dhe e kam kry”, duke ju përgjigjur opozitës se qeveria “Haradinaj” duhet të rrëzohet pasi është e pakicës.

Përmes këtij deklarimi Veseli sikur kërcënoi qeverinë e Ramushit se mund ta rrëzoi edhe atë nëse ndërmerr veprime kokë në vete.

Dhe një veprim të tillë e ka ndërmarrë Haradinaj tashmë. Fjala është për ngritjen e pagave për krerët e shtetit, vendim që u kundërshtua fuqishëm nga ministri i Financave, Bedri Hamza që vije nga PDK i cili edhe ka refuzuar ta marrë pagën me rritje.

Kjo gjë acaroi tej mase Haradinajt që ka nisur një luftë të brendshme me Hamzën, për të cilin tha se nuk është treguar burrë i mirë, ndërsa ja kujtoi pagën që ka marrë si drejtori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Së fundmi Haradinaj i dërgoi një selam jo vetëm Hamzës por edhe “shefave” të tij.

“Asnjë ministër s’më më kallëzon mu çka me bo. As Bedri Hamza as kërkush. 4 mijë euro e ka pas pagën në BQK, mos të shet mend. As Kadria e as Hashimi s’mund të më tregojnë çka me bo nëpërmjet ministrave”, deklaroi Haradinaj në nj emision në “Tribuna Channel”.

Duke qenë se Hamza është njeriu që ka kuletën e shtetit dhe mund t’i shkaktojë telashe të radhës Haradinajt, shtrohet pyetja nëse ai do jetë “xhokeri” i Veselit për ta rrëzuar ngadalë nga pushteti Ramushin?

Kjo mund të ndodhë lehtë pasi që Hamza nuk do ketë më fare problem ballafaqimin me “shefin” e tij formal Haradinajn, ndërsa në anën tjetër mund të kryejë me përpikëri detyrat eventuale që mund t’ia japë “shefi” i vërtetë Veseli.

Dhe padyshim se deklarata e Ramushit se “as Kadria e as Hashimi s’mund të më tregojnë çka me bo” mund të jetë një shtytje që PDK ngadalë të vërsulet nga Haradinaj dhe t’ia bëjë opozitarin duke e kritikuar për vendime jo të duhura që dëmtojnë shtetin siç është rasti me rritjen e pagave.

Për të kuptuar nëse sadopak kanë nervozuar Veselin deklarata e Haradinajt duhet pritur reagimin e tij ku edhe më pas do kuptohet nëse do filloi shpejt “hakmarrjen” apo jo.

Një gjë është e qartë PDK si në kohën në bashkëqeverisje me Mustafën që vazhdimisht në takimet me qytetarët në qytete të ndryshme proklamonte Veselin si kryeministër të ardhshëm, këtë po e bën edhe me “Dekadën e Re”, në takimet me qytetarë por edhe në rrjetet sociale.

Dhe mjafton vetëm dhënia e “dritës së gjelbërt” nga Veseli që vetëm disa deputetë të PDK-së, ta votojnë një mocion eventual të ngritur nga opozita dhe e dërgojnë Haradinajn në shtëpi njëjtë si Mustafën. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit