A do ta dëmtojë dialogun arrestimi i Gjuriçit? Flet Veseli

Mos i humb

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se arrestimi i Marko Guriqit, nuk mund të dëmtojë procesin e dialogut me Serbinë, ndërsa zotohet se institucionet e Kosovës nuk do të lejojnë as një kompromis për kompetenca ekzekutive të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai përjashton cdo mundësi të Bosnizimit të Kosovës përmes Asociacionit. Tutje Veseli ka thënë se janë të detyruar të dialogojnë me Serbinë, që të shmanget ndonjë konflikt për gjeneratat e ardhshme.

‘Nuk e kemi ndërmend me i jep asgjë Serbisë, as territor. Por të trgojmë që jemi shtet sovran dhe të rerspektojmë komunitete’, ka thënë Veseli, transmeton periskopi.

‘Në jemi në dialog, jo pse kemi dashni nostalgjike për Serbinë. Kurrë nuk e kam pasë e as nuk do ta kemi. O dialog, o luftë.Ne kemi zgjedhur dialogun’., ka shtuar ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit