A do të jetë diskutim tarifa ndaj mallrave serbe në mbledhjen e Qeverisë?

Mos i humb

Donjeta Gashi, këshilltarja e kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë se ky i fundit është i gatshëm ta përfshijë në rend dite tarifën, nëse njëri prej ministrave e kërkon një gjë të tillë.

“Kryeministri Haradinaj në bazë të rregullave në fuqi, kompetencave kushtetuese dhe konform ligjit, si deri më tani, i ka proceduar të gjitha çështjet në rendin e ditës dhe do të vazhdojë t’i procedojë të gjitha çështjet që lidhen me rendin e ditë.” është shprehur Gashi.

Këtë prononcim këshilltarja e ka dhënë në përgjigje të pyetjes së bërë nga Kohaditore se: Në rast se ndonjë anëtar i kabinetit qeveritar e inicion pezullimin e taksës ndaj importeve të Serbisë, kryeministri a do të lejonte vendimmarrje në Qeveri konform procedurës demokratike, e paraparë me rregullat në fuqi?

Një opsion që duket se ofron mundësi që çështja e tarifës të përfshihet në diskutim dhe t’i lihet votës për t’u vendosur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit