A do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për demarkacionin?

Mos i humb

Megjithë pesimizmin e zv/kryeministrit Behgjet Pacolli, se të mërkurën e kësaj jave mund t’i ipet zgjidhje përfundimtare marrëveshjes për demarkacion të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, seanca e planifikuar për këtë ditë nuk ka ndryshuar.

Kuvendi i Kosovës në kalendarin e takimeve ka vendosur njoftimin se këtë të mërkurë mbahet seancë e jashtëzakonshme nga ora 10:00. Ashtu sikurse në dy seancat e kaluara të cilat dështuan në mungesë të konsesusit të partive politike, pikë të rendit të ditës ka Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Të shtunën e javës së kaluar, LDK-ja arriti konsesus me partitë në pushtet për t’i dhënë epilog çështjes së demarkacionit. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit