A do të ndodh liberalizimi sivjet?

Mos i humb

Ishte premtuar nga politikanët vendor se liberalizimi i vizave do të ndodh sivjet.

Por, tani gjërat duken më ndryshe. Ka skepticizëm se liberalizimi nuk do të ndodh sivjet.

Liberalizimi i vizave ka mbetur në mëshirën e Bashkimit Evropian.

Ka mbetur edhe pak kohë deri në konfirmimin nëse rekomandimi i Kosovës për liberalizim do të vihet në votim para Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian që do të mblidhet në fillim të muajit dhjetor.
Këtë muaj në Kosovë për vizitë qëndruan dy zyrtarë të lartë të shteteve evropiane.

Megjithatë, mesazhet e tyre për vizat ishin të ndryshme.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz shteti i të cilit edhe e ka kryesimin e Bashkimit Evropian dhe nga i cili varet nëse Kosova do të hyjë në agjendë për votim nuk dha lajme shpresëdhënëse për liberalizim.

“Sa i përket idesë së ushtrisë, jemi shumë skeptikë dhe presim që këtu të ketë një dialog të rregullt. Për vizat ka pasur një vendim pozitiv. Nevojitet edhe vendimi nga Këshilli i Evropës. Aty ka vende shumë skeptike, prandaj këtu jam shumë i kujdesshëm për këto pritje. Pritjet e BE-së janë në fushën e ligjit, po prioriteti kryesor është edhe dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, kishte deklaruar kryediplomati austriak, përcjell RTK.

Qasje kritike në raport me Bashkimin Evropian kishte ministri i jashtëm i Hungarisë i cili gjithashtu këtë javë vizitoi Kosovën.

Sipas tij, kjo çfarë po bën Bashkimi Evropian për vizat është e padrejtë.

“Më duhet të them se është e padrejtë se si Bashkimi Evropian sillet ndaj Kosovës në çështjen e vizave. është e padrejtë për shkak se Kosova i ka përmbushur të gjitha 95 kërkesat që i janë vënë dhe është e padrejtë tani të gjejmë edhe disa synime që po lëvizin. Rasti i njëjtë ishte edhe me Ukrainën dhe Gjeorgjinë kur kriteret janë plotësuar por kanë dal edhe kushtet e tjera që kanë rënë nga qielli dhe i kanë marr të dyja shteteve edhe 1 vit e gjysmë pas përmbushjes së të gjitha kritereve. Prandaj nuk dëshirojmë që Bashkimi Evropian të mbajë Kosovën në pritje në këtë mënyrë. Hungaria do të jetë mbështetëse e palëkundur për vizat dhe presim që presidenca austriake ta fusë këtë çështje në agjendë”, tha gjatë vizitës në Kosovë, Peter Szijjarto, ministër i punëve të jashtme të Hungarisë.

Ndërkohë që lidershipi politik në Kosovë vazhdimisht deklarohet se tashmë gjithçka është në duar të Bashkimit Evropian për sa i përket vendimmarrjes.

Megjithatë ka edhe nga ata që paralajmërojnë rrezik në rast se BE nuk e mban premtimin për vizat./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit