A duhet kafja të pihet e nxehtë a e ftohtë?

Mos i humb

Shkencëtarët kanë bërë të ditur se kafja e sapo bërë dhe e nxehtë është më e mirë se kafja e ftohtë, kjo ngase ka nivele më të larta të antioksidantëve.

Pas krahasimit të të dyja llojeve, kimistët nga Universiteti Philadelphia dhe Thomas Jefferson, kanë deklaruar se procesi i nxehjes së shpejtë të kafesë krijon më shumë acide që ndihmojnë qarkullimin e oksigjenit nëpër trup.

Fakti qe procesi i përgatitjes së kafesë së ftohtë është i ngadalshëm dhe realizohet në temperaturë dhome, pamundëson krijimin e përbërësve ekstra që janë të shëndetshëm.

Hulumtuesit gjithashtu kanë gjetur se nivelet e PH-së në të dyja llojet e kafes janë pothuajse identike./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit