A duhet të hamë mish të kuq?

Mos i humb

 

 

Deri para pak vitesh ata që e përjashtonin mishin nga dieta dhe nuk po flasim për veganët dhe që refuzonin çdo produkt me origjinë shtazore shiheshin si ekscentrikë.

Sot është rritur numri i restoranteve për këta persona.

Debati për përdorimin e mishit ka filluar që në vitin 2015 kur një komitet ndërkombëtar rekomandoi që mishi i kuq dhe mishi i procesuar janë konsideruar me indeks të lartë nga Agjencia Ndërkombëtare e Kërkimeve mbi Kancerin, IARC.

Këshillat e këtij komiteti bazohen në studimet epidemiologjike që sugjerojnë rritje të lehta të probabilitetit për të patur disa lloje tumoresh që mund të lidhen me një konsumim të tepërt të këtyre produkteve.

Edhe pse ky risk është i vogël në vlerë absolute, mund të rezultojë i rëndësishëm për shëndetin publik, meqë përdorimi i mishit në botë është rritur dhe po rritet në vendet në zhvillim dhe në ato të varfra.

Ky njoftim pati një jehonë të madhe mediatike, por këshillat për të reduktuar konsumimin e mishit të kuq dhe atij të procesuar vinin qysh prej vitit 2002, kur OBSH-ja në fushatën e saj për të reduktuar kancerin kolorektal e citonte këtë fakt në incidencën e këtij kanceri.

IARC e ka klasifikuar mishin e kuq në grupin e 2 të ushqimeve kancerogjene.

Ky klasifikim do të thotë se ka prova të studimeve epidemiologjike që tregojnë një lidhje pozitive mes konsumit të mishit të kuq dhe zhvillimit të kancerit kolorektal, megjithëse nuk mund të anashkalohen edhe shpjegime të tjera për këtë lidhje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit