A e din se cili është shpërblimi për ata qe sillen drejtë ndaj grave të tyre?

Mos i humb

A e din se cili është shpërblimi për ata qe sillen drejtë ndaj grave të tyre?

Çojeni jetën mirë me to. Nëse e urreni, bëni durim sepse ndodh që Allahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni.

A nuk ka thënë Allahu në Kur’an, Ai, i Cili ju bashkoi juve në martesë dhe vendosi dashurinë në zemrat tuaja:“O ju që besuat, nuk është lejuar për ju të trashëgoni gratë (e të vdekurve) në mënyrë të dhunshme, e as t’i shtrëngoni për t’u marrë diçka nga ajo që ju keni dhënë atyre, përveç nëse ato bëjnë ndonjë imoralitet të hapur.

Çoni jetë të mirë me to. Nëse i urreni ato, bëni durim pse ndodh që Allahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni.”Po ashtu i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Më i ploti besimtar me iman është ai që është më i mirë në moral kurse më të sjellshmit prej jush janë ata që janë më të sjellshëm ndaj grave të tyre”. (Tirmidhiu)

Dashuria juaj si bashkeshort e bën gruan të ndihet më e lumtura në botë.Bëhu i ndërgjegjshëm, egoizmi dhe moskujdesi yt mund të te drejtoje në sjellje jo të mira.

Përmirëso gabimet e saj mebutësi dhe mirëkuptim, mos u bën i ashpër ndaj gruas.Nëse sheh ndonje te metë në anën e saj kujtoje mesazhin e Resulullahut s.a. drejtuar neve: “Le të mos e urrejë besimtari besimtaren. Nëse ndonjë gjë nga ajo nuk i pëlqen, ndoshta mund të i pëlqeje diçka tjetër”.(Muslimi)

Pejgamberi alejhi selam ka thene: “Kjo botë është dëfrim kurse dëfrimi më i mirë i saj është gruaja e ndershme”. (Muslimi)

A e din se cili është shpërblimi për ata qe sillen drejtë ndaj grave të tyre? ”Ata qe jane te drejte, ne diten e gjykimit do te marrin fronin prej drite. Ata jane njerëz te drejte, me deliresine e tyre ndaj grave te tyre dhe njerëzve per te cilet jane pergjegjes. (Muslimi)

Allahu na befte ne bashkeshort me moral te mire dhe te sillemi me drejtesi ndaj grave tona. Te gjithe jemi krijesa qe harrojme ose gabojme, por i lutemi Allahut te na i fale gabimet dhe leshimet tona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit