A e dini sa i bukur ishte Profeti Muhamed sal-lAllahu alejhi we selem?

Mos i humb

Më poshtë mund të lexoni 5 transmetime të shokëve të Profetit sal-lAllahu alejhi we selem që përshkruajnë bukurinë e tij:

1) I derdhur në argjend

Ebu Hurejreh (Allahu qoftë i kënaqur me të) thotë: “I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ishte aq i pastër, i qartë, i bukur dhe i pashëm, sa dukej sikur trupi i tij ishte i mbuluar dhe i derdhur në argjend. Flokët e tij ishin me onde.”

2) Më i bukur se hëna e plotë
Transmetohet nga Xhabiri r.a se ka thënë: “Një natë me hënë të plotë pashë Të Dërguarin e Allahut. Atë natë kishte veshur një rrobë me shirita të kuq. Herë shikoja hënën e plotë dhe herë Të Dërguarin e Allahut. Në fund u binda se I Dërguari i Allahut ishte më simpatik, i bukur dhe rrezatues se hëna e plotë.”

3) I përkryer në çdo drejtim

Enes ibn Malik r.a transmeton: “I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) nuk ishte as i gjatë dhe as i shkurtër. Çehrja e tij nuk ishte as shumë e bardhë si gëlqere, as shumë e zezë, dhe as kafe e errët (ai ndriçonte më shumë edhe se hëna e plotë në natën e 14-të).

4) S’kam parë kurrë njeri më të pashëm se ai

Bara bin Azib r.a thotë se: “ I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ishte një burrë me shtat mesatar (paksa i gjatë); ai kishte shpatulla të gjera; kishte flokë të dendur që i mbërrinin mbi veshë; vishte një mantel me shirita të kuq dhe një shall. S’kam parë kurrë njeri më të pashëm se ai.”

5) Dielli reflektonte në fytyrën e tij

Ebu Hurejra ra. thotë: “Nuk kam parë njeri më të pashëm se I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të). Ngjante sikur shkëlqimi i diellit reflektonte në fytyrën e tij të këndshme. Nuk kam parë njeri të ecë më shpejt se ai, sikur toka t’i shpalosej para këmbëve. Para një çasti gjendej diku dhe pastaj diku tjetër. E kishim të vështirë të ruanim ritmin kur ecnim me të, ndërkohë që për të ky ishte ritëm normal.”

Hadithet e mësipërme janë përmendur në veprën “Shama’il” të Imam Tirmidhiut

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit