A e keni ditur se kur është shpallur për herë të parë Shqipëria Republikë?

Mos i humb

Shqipëria ishte shpallur Republikë për herë të parë më 21 janar 1925, në 5-vjetorin e fillimit të Kongresit të Lushnjes.

Ahmet Zogu kishte thirrur në Tiranë Asamblenë Kombëtare, mbi të cilën kontrolli i tij kishte qenë thuajse i plotë, për të debatuar mbi miratimin e një kushtetute republikane. 62 nga 64 deputetë ishin bindur për të votuar në favor të një sistemi të tillë qeverisës.

Kështu, Republika shqiptare ishte shpallur me Zogun si President, duke zëvendësuar Regjencën 4-anëtarëshme, e cila kishte dalur nga Kongresi i Lushnjes (1920) dhe më vonë ishte shfuqizuar.

Herën e dytë, Shqipëria ishte shpallur republikë popullore më 11 janar 1946, për të kaluar në republikë popullore socialiste në vitin 1976. Hera e tretë që ishte shpallur republikë, kishte qenë më 29 prill 1991.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit