A është e vërtetë se në 2020 do të bëhet Kijameti?

Mos i humb

Pyetje: Desha te di me shum per diten e fundit, dhe a eshte e vertet se ne 2020 do behet kijameti?

Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ndodhia e Kijametit është një prej fshehtësive që nuk e di askush përveç Allahut. Thotë Allahu (azzvexhel): “Thuaj: Askush që është në qiej dhe në tokë nuk e di të fshehtën përveç Allahut”. (Neml – 65) Dhe thotë: “Vetëm Ai di për momentin e Kijametit dhe tek Ai do të ktheheni”. (Zuhruf – 85)

Gjithashtu thotë: “Njerëzit të pyesin për Kijametin, e ti thuaj: Për atë di vetëm Allahu! E ku mund ta dish ti, ndoshta ai është afër”. (Ahzabë – 63)

Kështuqë, nuk e di kur do të ndodhë Kijameti askush pos Allahut (azzevexhel) dhe të gjithë ata që thërrasin dhe supozojnë se e dijnë dhe e parashohin një gjë të tillë duke përmendur data të caktuara, padyshim se janë në devijim, së bashku me ata që u besojnë atyre.

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit