A është stresi sëmundje ngjitëse?

Mos i humb

Stresi juaj mund të prekë të tjerët, thonë studiuesit kanadezë.

Gjykimet sugjerojnë se personat e stresuar mund të ndryshojnë trurin tuaj në të njëjtën mënyrë sikur jeni të mbingarkuar në punë.

Shkencëtarët kanadezë i kanë quajtur rezultatet, të cilat janë nxjerrë nga eksperimentet në minj, si ‘të shquara’, transmeton kosovapress.

Ata sugjerojnë se gjetjet mund të dëshmojnë të vërtetën për njerëzit, të cilët shprehin stresin e tyre “pa qenë në dijeni rreth tij”.

Studiuesit nga Universiteti në Kalgari, të udhëhequr nga Toni-Lee Sterley, kanë studiuar efektet e stresit te çiftet e minjve.

Ata larguan njërin mi nga çifti dhe e ekspozuan ndaj stresit para se ta kthenin te partneri i tij. Ata ekzaminuan përgjigjet e qelizave sepcifike, neuroneve CRH, të cilat kontrollojnë përgjigjen e trurit ndaj stresit, në secili mi. Rrjetet e trurit të miut të stresuar dhe partnerit të tyre kishin ndryshuar në të njëjtën mënyrë, tregojnë testet.

“Neuronet CRH nga partneri, i cili nuk ishte i ekspozuar ndaj stresit, treguan ndryshime që ishin identike me ato që ne kemi matur te miu i stresuar”, tha Sterley.

Profesori Jaideep Brains, bashkautor i studimit, tha se ndryshimet e trurit të ndërlidhura me stresin tregojnë se stresi mund të jetë ngjitës, por ende janë të panjohura pasojat për trurin./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit