A është të punuarit nga shtëpia një zgjidhje më e mirë për ju?

Mos i humb

Lajm i mirë nga Shkodra! Shërohet pacienti i parë i prekur me Covid-19, i riu rikthehet në shtëpi!

Në një kohë kur vendi ynë po përballet me një fatkeqësi natyrore që ka marrë jetën e 18 personave dhe Ministria e...

Ministri Vitia: Vendimi për karantimin në veri është marrë nga Ministria e Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka sqaruar situatën e krijuar në veri pas shpalljes së vendimit për futjen në karantinë të Mitrovicës...

Spanja shënon rënie të vdekjeve nga COVID-19 për ditën e dytë radhazi

Për të dytën ditë me radhë, Spanja regjistroi rënie të konsiderueshme të numrit ditor të vdekjeve nga koronavirusi (COVID-19), duke raportuar 674 viktima...

Tregu mbushet me miell, vetëm në mars kanë hyrë mbi 7 milionë kilogramë

Pas mungesës disa ditore, në tregjet e Kosovës është kthyer mielli përsëri. Nën panikun e pandemisë, qytetarët e Kosovës...
Little girl giving kiss to her mom while working from home

Edhe pse të punuarit në skuadër dhe në një ambient të përbashkët zyre mund të funksionojë për disa, sepse i krijohet mundësia që të ndajnë me njëri-tjetrin burime të ndryshme, duke ndikuar në përfundimin e një projekti në kohë dhe në mënyrën produktive, kjo nuk do të thotë se është zgjidhja ideale për të gjithë.

Për disa të tjerë, kjo gjë nuk funksionon, sepse ata kanë për të marrë fëmijët nga kopshti ose çerdhja çdo ditë të javës, gjë që kërkon fleksibilitet në orare. Disa kanë takime të shumta mjekësore dhe të tjerë janë shumë më produktivë po të punojnë vetëm.

Më poshtë do të njiheni me katër arsye të cilat do t’ju bëjnë të kuptoni nëse të punuarit nga shtëpia mund të jetë edhe zgjedhja që mund të funksionojë më mirë edhe për ju:

1.) Zakonisht bizneset të cilat ofrojnë mundësinë për të punuar nga shtëpia drejtohen nga gratë dhe kanë një kulturë kompanie shumë më të mirë në krahasim me të tjera.

Zakonisht, pjesa më e madhe e bizneseve të cilat ofrojnë mundësinë e të punuarit nga shtëpia drejtohen nga gratë, sepse janë pikërisht ato të cilat pasi bëhen nëna e gjejnë veten të dyzuara ndërmjet familjes dhe punës. Prandaj kjo është edhe një prej zgjidhjeve ideale për to, sepse në këtë mënyrë ato arrijnë që të balancojnë një pjesë të madhe të përgjegjësive, pa krijuar mungesa në asnjërën prej tyre.

2.) Liderët që drejtojnë biznese me punonjës të cilët punojnë nga shtëpia, janë krejtësisht ndryshe nga ata të bizneseve tradicionale.

“Një tjetër element i rëndësishëm i të punuarit nga shtëpia është se drejtimi i tyre nuk bazohet në nocionin e liderit tradicional. Drejtuesit e këtyre kompanive nuk shpenzojnë pjesën më të madhe të kohës në zyrë, nuk kanë veshjen tipike të drejtuesit me kostum dhe kollare, dhe as pamjen e një drejtuesi tradicional”.

3.) Të punuarit nga shtëpia po shënon një rritje gjithnjë e më të madhe

Sipas studimeve të fundit, ky trend i ri i të punuarit nga shtëpia, ka shënuar rritje gjatë periudhës dekadës së fundit. Referuar të dhënave të publikuara nga Global Workplace Analytics, të punuarit nga shtëpia për shembull në fushën e telekomunikacionit ka shënuar një rritje nga 9 për qind në 2007 në 43 për qind në 2017.

4.) Avantazhet e të punuarit nga shtëpia janë të shumta

Një ndër avantazhet më të mëdha të të punuarit nga shtëpia është ai për nënat më fëmijë, të cilat e konsiderojnë atë si zgjidhjen e problemeve të tyre, duke marrë në konsideratë vështirësitë e shumta që ato hasin gjatë rikthimit në punë apo edhe humbjen e vendit të punës si pasojë e largimit. Por të punuarit nga shtëpia nuk është avantazh vetëm për nënat me fëmijë, sepse ai një prej formave më të rëndësishme të fleksibilitetit. Ai i vjen në ndihmë edhe atyre personave që kanë për t’u kujdesur për prindërit e moshuar, atyre që duan të qetësohen nga lodhja dhe stresi i madh me të cilin janë të mbushura shumica e ditëve apo atyre që kanë probleme shëndetësore, atyre që jetojnë në zonat rurale. Të punuarit nga shtëpia është një prej formave më të mira për të balancuar jetën personale me atë profesionale.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Iran, rritet në 4.003 numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19

Irani ka njoftuar sot për 121 raste të reja të vdekjeve, duke e çuar numrin e viktimave nga koronavirusi i ri (COVID-19)...

Hamas shfaq gatishmëri për shkëmbim të të burgosurve me Izraelin

Grupi palestinez Hamas ka njoftuar se do të "sillej me përgjegjësi" ndaj çdo "përgjigjeje të vërtetë" ndaj nismës së saj të shkëmbimit...

Filipine, 21 mjekë të vdekur nga COVID-19

AnkaraSë paku 21 mjekë kanë vdekur në Filipine për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

CEO i Twitterit do të dhurojë 1 miliard dollarë për luftën kundër COVID-19

Drejtuesi i lartë (CEO) i Twitter-it, Jack Dorsey, njoftoi se në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) do të dhurojë...

Izrael, rritet në 71 numri i të vdekurve nga COVID-19

Në Izrael ka arritur në 71 numri i të vdekurve dhe në 9.404 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19).